E Diel, 1 Nëntor 2026

Hotel Dajti nuk u dogj as në luftë/ Dhuna e ‘maskave’ i vuri flakën

Ish-Hotel Dajti, një nga ndërtesat historike të kryeqytetit, e cila i shpëtoi edhe luftës, është përfshirë nga flakët pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin.

Incidenti shënon një tjetër përshkallëzim të situatës, teksa aktet e dhunës janë zhvendosur edhe përtej zonës përpara Kryeministrisë.

Edhe pse godina nuk shërben më si hotel, ajo përdoret aktualisht nga Banka e Shqipërisë.

Zjarri ka ngritur shqetësime për dëmtimin e mundshëm të ndërtesës historike, si dhe të ambienteve që shfrytëzohen nga institucioni financiar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›