E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hoxha komunikim me Prefektët: Situata me motin po shkon drejt përmirësimit

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Situata me motin po shkon drejt përmirësimit, pas reshjeve të dendura që ranë gjatë ditës

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh sot se, me ndaljen apo uljen e intensitetit të reshjeve në orët e mbrëmjes, gjithçka po shkon drejt normalitetit.

Para pak minutash Hoxha pati një komunikim me Prefektët në qarqe, që janë në monitorim të situatës dhe drejtojnë shtabet e emergjencave.

Problematika më serioze paraqitet ende në Vlorë. Forcat e emergjencës, ushtrisë, bashkisë dhe të Policisë së Shtetit janë ende në terren, theksoi Hoxha.

Ministri bëri të ditur se, akset rrugore janë të hapura dhe të kalueshme, por këshillohet që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të shtuar.

1 nga 4

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›