E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha në Turqi, merr pjesë në takimin e 3-të të Platformës së Paqes për Ballkanin

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e 3-të të Platformës së Paqes për Ballkanin, me ftesë të homologut turk, Hakan Fidan.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal, perspektiva e integrimit evropian, zhvillimi ekonomik dhe siguria energjetike ishin temat kryesore të diskutimit.

Ministrat theksuan rëndësinë e dialogut dhe besimit për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe riafirmuan vizionin për një Ballkan Perëndimor më të integruar dhe të orientuar drejt së ardhmes.

1 nga 4

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›