E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hoxha takim me ambasadoren austriake: Rritje e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot një bisedë me ambasadoren e Austrisë në Tiranë, Monika Zach.

Gjatë takimit, Hoxha e njohu ambasadoren Zach me prioritetet e tij në krye të Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu në takim Hoxha dhe Zach diskutuan për çështje të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar, masat kundër migracionit të paligjshëm, por edhe gjetjen e hapësirave të reja për ta shtrirë e thelluar këtë bashkëpunim.

Ambasadorja Zach ritheksoi mbështetjen e Austrisë, në procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

1 nga 2

/k.s//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›