E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: Pa ndryshuar Beogradi s`ka paqe në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se është shansi i fundit që Kosovës t`i jepet ndihma për marrjen e liberalizimit të vizave.

Ai në një intervistë për mediat kosovare, Hoxhaj ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e shtetit gjerman në aspektin e brendshëm politik, ekonomik si dhe atë ndërkombëtar për të rritur numrin e njohjeve.

Hoxhaj ka thënë se vetëm hartimi i një udhërrëfyesi të mirëfilltë dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të stabilizim asocimit do të ishte kornizë e mirëfilltë për integrimin evropian të Kosovës.

Ministri i Jashtëm ka njoftuar po ashtu se gjatë këtij viti do të rritet stafi diplomatik. “Gjatë këtij viti mendojmë se duhet rritur stafi diplomatik jo vetëm në nivel të ambasadorëve, por do të kemi edhe rreth 40 persona që do të qëndrojnë në ambasada”, ka bërë me dije Hoxhaj.

Më tej, ministri i Punëve të Jashtme ka folur edhe për pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar se e vetmja mundësi që Serbia të shkojë në një proces efikas të integrimit evropian është që gradualisht të normalizojë marrëdhëniet me Republikën e Kosovës, ta pranojë Kosovën si një realitet gjeopolitik, Kosova e pavarur do të ekzistojë përherë.

“Nuk mund të ketë paqe, siguri në rajon derisa Serbia synon përmes forcave të policisë, të sigurisë, formacioneve paramilitare t`i kontrollojë disa qytete në veri të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›