Hoze Murinjo: Bravo Kapelo, Anglia jote të fut frikën
Hoze Murinjo është bërë fansi i parë i Anglisë. "Anglia është ndër pesë favoritet - tha trajneri portugez i Interit për "Sunday Mirror" - nga këndvështrimi i një trajneri do të keni me se të kënaqeni, sepse Rio Ferdinand dhe Xhon Terri janë një nga çiftet qendrore më të mira në botë, ashtu si Steven Xherard dhe Frenk Lampard janë për mesfushën. Pastaj është edhe Uejn Runi dhe Xho Kol që bëjnë të mundur fitoren e çdo ndeshjeje. Në fund, kur ke një trajner si Kapelo, skuadra mund të shndërrohet në tmerr për kundërshtarin".
Xherad dhe Lampard - Kur bie fjala te Xherard dhe Lampard, shumë kritikë kruajnë kokën kur vjen puna për t‘i vënë të luajnë bashkë, duke thënë se ata të dy urrehen. Por Murinjo as që do t‘i dëgjojë këto lloj gjërash. "Xherard dhe Lampard bashkë përbëkan problem? Ju lutem shumë! Po flasim për dy nga 5 mesfushorët më të mirë në botë dhe s‘ka trajner, klub, apo kombëtare që s‘ëndërron t‘i ketë. Të gjithë e dinë që kur drejtoja Çelsin kërkova të merrja Stiven për ta vënë të luante bashkë me Frenkun, sepse e dija që do të ishin një çift i paarritshëm. Fabio Capello, si supertrajner që është, e di këtë gjë".
Këshillë - Ama Murinjo nuk e mohon rastin për t‘i dhënë një këshillë kolegut. "Sikur Anglia të luante me një mesfushor me mbrojtës si Berri, apo Kerrik në mes dhe vetëm me një sulmues, Xherard dhe Lampard do të kishin më shumë liri lëvizjeje në sulm".