E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hua Afganistanit nga FMN

Fondi Monetar Nderkombetar ka njoftuar se ka arritur nje marreveshje me Afganistanin per ti dhene asaj nje hua qe kap vleren prej 129 milione dollaresh per tre vitet e ardhshme.

Bordi Executiv i FMN-se pritet qe ne muajin nentor ta shqyrtoj miratimin e kesaj marreveshje.

Fondi Monetar Nderkombetar tha permes nje deklarate qe autoritetet afgane kane bere progres te rendesishem ne menaxhimin e krizes se Bankes ne Kabul e cila gati u fut ne kollaps ne vitin e kaluar per shkak te keqmenaxhimit dhe dhenies se huave te dyshimta.

Aksel Shimelpfenig i cili udhehoqi nje operacion te FMN-se ne Kabul ka thene se pavaresisht situates se paqendrueshme te sigurise dhe thatesires GDP-ja ne Afganistan do te duhej te rritej prej gjashte deri ne tete per qind pergjate tre viteve te ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›