Hugh Grant shtrohet ne spital

Aktori britanik Hugh Grant është shtruar në spital mbrëmjen e së martës për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Protagonisti i Notting Hill dhe shumë filmave të tjerë kaloi rreth katër orë në pavionin e urgjencës të një spitali në Chelsea (Londër).
Pasi iu nënshtrua disa analizave mjekësore, Grant u largua nga spitali për tu kthyer në shtëpinë e tij.
Disa dëshmitarë thanë për ‘The Sun’ se aktori i famshëm priti radhën si gjithë të tjerët për të marrë mjekimin dhe nuk kërkoi asnjë privilegj.
Hugh Grant është një nga aktorët britanikë më të famshëm në kinematografinë ndërkombëtare.