E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huliganet e Spartakut 145Kosova eshte Serbi146

Nga Express me 10 dhjetor 2010 ne ora 1107

Huliganet e skuadres ruse Spartak Moska shkaktuan nderprerjen e ndeshjes me Zilinen te merkuren e vlefshme per xhiron e fundit te fazes se grupeve ne Ligen e Kampioneve. Per kete ata i pret nje denim i rende nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

Ne fillim te takimit ne Sllovaki tifozet ruse filluan te tregojne qellimin e udhetimit te tyre. Ata e mbushen fushen me fishekzjarre dhe shkaktuan nderprerjen e ndeshjes per 20 minuta. Futbollistet e Spartakut u afruan per te kerkuar nga tifozet e tyre te qetesohen ne menyre qe ndeshja te vazhdoje.

Ndersa sipas informacioneve nga media te ndryshme evropiane tifozet ruse ne tribuna brohoriten 145Kosova eshte Serbi146 dhe 145Rrofte Serbia146. Spartak Moska fitoi 2-1 dhe siguroi kalimin ne Europa League ndersa Zilina perfundoi e fundit ne Grupin F me zero pike. Incidenti ishte i ngjashem me ate te 12 tetorit ne Genoa ku huliganet serbe shkaktuan nderprerjen e ndeshjes kualifikuese per Euro 2012 kunder Italise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›