Huliganët serbë “sulmojnë” pllakën e Skënderbeut në Paris

Ndërsa shqiptarët në mbarë botën po festojnë në mënyra të ndryshme 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, grupet ekstremiste serbe në Paris të Francës kanë “sulmuar” pllakën e sheshit që mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, transmeton BW.
Mbi këtë pllakë, huliganët serbë kanë shkruar simbolin e njohur si kryqi me katër C cirilike.
Sheshi “Skenderbeg” është ndërtuar në vitin 1967, gjatë ndërtimit të unazës së Parisit, e cila hapësirë gjendet në Aubervilliers d’Porte. Sheshi merr emrin e saj “ Skenderbeg” në vitin 1978, në përkujtim prijësit shqiptar Gjergj Kastrioti "Skenderbeu”./Indeksonline/