E Martë, 10 Nëntor 2026

Humb jetën foshnja 5 ditësh/ Nis procedimi penal për mjeken 53-vjeçare në maternitetin e Vlorës

Një mjeke në maternitetin e Vlorës është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia për mjekim të pakujdesshëm ndaj një foshnjeje 5 ditësh, që ka humbur jetën.

Sipas policisë, foshnja ka ndërruar jetë më datë 4 tetor në spital.

Policia dhe prokuroria janë duke vijuar hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes së foshnjës./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›