E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jeten motociklisti japonez Shoya Tomizawa

Piloti i Technomag-CIP Shoya Tomizawa ka humbur jeten nga demtimet e shumta qe pesoi ne nje perplasje gjate gares per cmimin e San Marinos.

Japonezi 19-vjecar i cili bente gara ne kategorine Moto2 ishte ne shpejtesi maksimale kur u godit nga motocikletat e italianit Alex De Angelis dhe britanikut Scott Redding te cilet nuk arriten qe ti shmangeshin goditjes.

Tomizawa u dergua me urgjence per trajtim ne spitalin Riccione ku edhe vdiq nga demtimet ne koke gjoks dhe abdomen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›