Humbën në Shpellën e Pëllumbasit, gjenden pas disa orë kërkimesh dy turistët gjermanë

Tiranë- Efektivët e policisë u kanë ardhur në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.
Mësohet se bëhej fjalë për nëne e bir, turistë gjerman, të cilët kishin humbur rrugën, gjatë eksplorimit në natyrë. Pas njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Njësinë Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë.
Pas disa orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetësore.