E Enjte, 5 Nëntor 2026

Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, Policia u shkon në ndihmë dy turisteve angleze

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Salla operative e Komisariatit të Policisë Tropojë mori njoftim sot pasdite se dy turiste, rezidente në Angli, kërkonin ndihmë pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë, janë nisur në drejtim të Majës së Jezercës për të lokalizuar dhe ndihmuar dy turistet.

Pas 3 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e turisteve, të cilat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi zbritën në Valbonë, të shoqëruara nga punonjësit e Policisë, u akomoduan në një bujtinë.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›