E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbet parate ne loto tenton te vjedhe banken

25/11/2010Shqeu deren e filialit ra alarmi. Policia e identifikon nepermjet pamjeve filmike

URA VAJGURORE- Humbja e nje shume parash ne loto ka bere qe nje 33-vjecar nga Ura Vajgurore te tentoje te vjedhe filialin e nje banke. Burime te policise se Beratit bejne me dije se rreth ores 1430 te mesdites se djeshme ka rene ne pranga te policise Leonard M. lindur dhe banues ne qytezen e Ures Vajgurore.

Grabitja

Shtetasi 33-vjecar mesohet se gjate oreve te vona te mbremjes se djeshme ka tentuar te hap dyert e filialit te bankes Raiffeisen Bank. Ai rreth ores 2330 te dites se djeshme eshte pare te afrohet ne ambientet e bankes dhe ka tentuar te hape me dhune dyert e saj. Sinjali i ardhur nga dyert e jashtme te bankes prane postes se policise ne kete qytet kane bere qe menjehere uniformat blu te mberrijne ne vendin e ngjarjes. Sapo ka pare levizjet e policise ne rruge i riu mesohet se eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Ekspertet e policise te mberritur pa vonese ne ambientet e bankes kane nisur hetimet per te identifikuar autorin e kesaj ngjarje. Pamjet filmike te ardhura nga Banka Qendrore e Tiranes kane bere qe policia te identifikoje gjate paradites se djeshme dhe autorin e tentatives se vjedhjes se filialit te bankes. Ndalimi nga uniformat blu i 33-vjecarit eshte bere i mundur rreth ores 1430 te pasdites se djeshme nderkohe qe ky i fundit do te perballet me vepren penale te tentatives se vjedhjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›