E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbi ndjenjat në protestë, mjeku: Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e 53-vjeçarit

 Dr. Euglert Karriqi, mjek i Urgjencës në QSUT njoftoi se 53-vjeçar, S.K., i cili humbi ndjenjat në protestë, është i vetëdijshëm, pa deficite neurologjike dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm.

Mjeku tha se i plagosuri u transportua nga ekipi i Urgjencës Kombëtare, nga zona pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, drejt QSUT-së për ekzaminime dhe kujdes të specializuar mjekësor.

Aktualisht ndodhet nën monitorim mjekësor, po merr trajtim mbështetës dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›