E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbi në zonën e Iliazit në Himarë/ Gjendet turisti 72-vjeçar nga Danimarka

Ka përfunduar me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për turistin 72-vjeçar nga Danimarka, i cili kishte humbur kontaktet që prej orëve të mesditës së sotme në zonën e Iliazit, në Himarë.

Pas disa orësh kërkimesh, turisti është lokalizuar dhe gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Në përfundim të operacionit, ai i është dorëzuar shërbimeve të Policisë.

Në operacion u angazhuan ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë, të cilat punuan për lokalizimin dhe gjetjen e shtetasit të huaj.

Humbja e kontakteve me turistin kishte bërë të nevojshëm organizimin e një operacioni kërkim-shpëtimi në zonën e Iliazit. Fatmirësisht, operacioni përfundoi me sukses, pa u raportuar probleme me gjendjen shëndetësore të 72-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›