E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbin jetën dy të rinj nga Shkodra, 28 vjeçari u aksidentua me makinë, tjetri ra nga pema e lisit

Humbin jetën dy të rinj nga Shkodra, 28 vjeçari u aksidentua me

Dy të rinj nga Shkodra kanë humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme. Një 28 vjeçar është aksidentuar me makinë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa, një 34 vjeçar ka rënë nga pema e lisit dhe për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka vdekur te Trauma.

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën me dije se:

- Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.

- Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›