E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Humbja e jetës së gjyqtarit Darjel Sina, të hënën 3 orë homazhe te Këshilli i Lartë Gjyqësor

Humbja e papritur e jetës së magjistratit të Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, ka tronditur familjarë, kolegë dhe miq. Për t’i bërë nderimet e fundit janë menduar edhe homazhet ceremoniale zyrtare.

“Për t’i dhënë lamtumirën gjyqtarit të ndjerë Darjel Sina, homazhet do të zhvillohen në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ditën e hënë, nga ora 09:00-12:00, prej nga do të përcillet trupi për në Varrezat e Sharrës”, bëhet me dije.

Ky njoftim bëhet nga Familja dhe kolegët e gjyqtarit Sina, i cili u nda nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›