E Enjte, 5 Nëntor 2026

Humbja e kolosit të letërsisë shqiptare, homazhe në shtëpinë ku lindi e u rrit shkrimtari

Humbja e Kadaresë rëndon kudo, por largimi shijen më të hidhur e ka në Gjirokastër, qytetin ku shkrimtari u lind e u rrit.

Në shtëpinë ku gjeniu i letrave shqipe kaloi fëmijërinë ka zi dhe heshtje.

Një fotografi dhe një trëndafil i bardhë kujtojnë vdekjen fizike të shkrimtarit.

Banorë të qytetit të gurtë thonë se vdekja e Kadarese është një humbje e madhe për Gjirokastrën që ai e ka promovuar e dashur fort.

Lajmi ka trishtuar edhe të huajt që Shqipërinë e kanë njohur përmes librave të tij.

Në shtëpinë që prej vitesh është kthyer në muze, duke pritur e përcjellë dashamirës së letërisë së Kadaresë, janë planifikuar të kryhen homazhe.

Kolosi i letërsisë shqipe Isamil Kadare, ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në moshën 88-vjeçare

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›