E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbja me Finlandën, Duka nuk e bën dramë: Kemi dhe tri ndeshje të tjera

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas humbjes 2-1 që kuqezinjtë pësuan në Helsinki përballë Finlandës në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve(Liga C, Grupi 1).

“Një ndeshje që nuk shkoi siç e dëshironim në Helsinki. Luftuam deri në fund, por këtë herë rezultati nuk ishte në anën tonë.

Kokën lart, kemi edhe tre ndeshje të tjera”.

Me këtë humbje Shqipëria zbret në vendin e dytë me 6 pikë, vendi i parë i takon Finlandës me 7 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›