E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja nga Reali, lëndoi në shpirt Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta është shprehur i dëshpëruar pas humbjes 2-1 nga Real Madridi dhe pranoi se kjo mund të ketë qenë goditja vendimtare në garë për titull në La Liga.

“Titulli na ka rrëshqitur. Dallimi në pikë është i madh dhe kanë mbetur vetëm edhe disa në dispozicion”, deklaroi Iniesta pasi Reali kaloi në shtatë pikë epërsi ndaj katalanëve, katër xhiro para fundit.

“E dinim se do të jetë vështirë, e sidomos për faktin se ata vareshin nga vetvetja, por ne u munduam. Na dhemb në shpirt që nuk jemi në gjendje të vazhdojmë edhe për pak garën për titull në La Liga, por duhet ta pranojmë. Opsioni ynë i vetëm ishte fitorja dhe luajtëm në kërkim të saj. Pas golit të barazimit, kur dukej se luftonim për fitore, goli i tyre i dytë na ngadalësoi dhe aty gjithçka duket se mori fund”, deklaroi Iniesta.

Pavarësisht qëndrimit dëshpërues të Iniestas, bashkëlojtari i tij Sergio Busquets ishte më pozitiv në vlerësimin e tij dhe e quajti “kënaqësi”, shikimin e Barcelonës në fushë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›