E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungari media proteste kunder ligjit te ri

Gazetaret Shton kontrollin dhe presionin e qeverise ndaj shtypit

Disa gazeta hungareze kane publikuar dje faqe te bardha ne shenje proteste per nje ligj qe perfaqesuesit e mediave mendojne se do te reduktoje ndjeshem lirine e mediave ne vend. Ligji aktualisht ndodhet ne Parlament. Nese do te miratohet nuk do ti jape te drejten organizmave qe mbikeqyrin median qe te vendosin gjoba te renda ndaj publikimeve private. Do te kete sanksione per raportimet e pabalancuara apo thyerjet e rregullave ne lidhje me shkrimet apo kronikat qe kane te bejne me seksin dhunen dhe alkoolin. Qeveria thote se ky ligj do ta beje median me te balancuar ndersa sipas kryeredaktorit te nje reviste te perjavshme politike autoriteti i ri mediatik do te kete nje kontroll absolut mbi median. Edhe faqja online e kesaj reviste publikoi dje nje faqe te bardhe ne shenje proteste pikerisht ndaj ketij ligji qe pritet te hidhet per vote ne Parlamentin hungarez. Nje tjeter botues kete radhe i nje te perjavshmeje letrare deklaroi gjithashtu se qellimi i ketij ligji eshte teresisht kunder gazetareve transparences dhe kunder profesionit te gazetarit ne teresi. Sipas legjislacionit te ri mediat e vendit duhet qe te mbushin vetem gjysmen e programit te tyre me prodhimet europiane dhe jo me prodhimet pertej oqeanit ndersa stacionet e radiove duhet qe ti dedikojne te pakten 25 te kohes muzikes vendase. Nje propozim ne ligj eshte lejimi i Keshillit te Medias anetaret aktuale te te cilit jane te emeruar nga qeveria qe te leshoje gjoba ndaj te cilave mund te apelosh vetem pasi te kesh paguar me pare gjoben. Behet fjale per gjoba te cilat mund te jene deri ne mijera dollare dhe qe per disa media mund te shkaktoje edhe shkaterrim te biznesit. Qellimi eshte garantimi i lirise se anetareve te degeve te mediave nderkohe qe mbrohet edhe interesi i publikut. Keshtu deklaroi nje deputet ne Parlament ne lidhje me ligjin. Ai eshte edhe nje nga autoret e ligjit. Ne protesten e gazetareve jane bashkuar shume krere te mediave vendase. Ne nuk e dime se cilat do te jene rregullat por dhe vetem mundesia e te qenit dhe e te ndjerit ne meshiren e kamxhikut te keshillit eshte shume stresuese deklaroi nje tjeter shef lajmesh ne median elektronike hungareze. Parlamenti nisi qe te debatonte per ligjin te merkuren dhe pritet qe ta coje ne vote me 13 dhjetor. Ai eshte nje ligj qe mbeshtetet plotesisht nga partite e qeverise se qendres se djathte. Qeveria e drejtuar nga Viktor Orban i partise Fidesz ka perdorur edhe here te tjera shumicen me dy te tretat e koalicionit ne Parlament per te zhveshur Gjykaten Kushtetuese nga nje pjese e madhe e pushteteve qe ajo ka pasur ndaj taksave dhe ceshtjeve te buxhetit te shtetit. Ai ka amenduar edhe Kushtetuten ne menyre qe ajo te perkoje me planet e tij legjislative dhe ka mundesuar vendosjen nga ana e tij te disa zyrtareve te larte ne krye te institucioneve te ndryshme nder te cilet edhe personin qe drejton autoritetin e ri mediatik dhe Kryeprokurorin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›