E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungari, nis sot punimet Kongresi Botëror Hebre

Pritet të nisë sot punimet në kryeqytetin hungarez Kongresi Botëror Hebre.

Ndërkohë qindra mbështetës të forcave të ekstremit të djathtë në Hungari dolën në rrugët e Budapestit për të kundërshtuar mbajtjen e Kongresit.

Protestuesit hodhët parrulla ksenofobe kundër komunitetit hebre, që dikur në Hungari përbënte një numër të konsiderueshëm banorësh.

Protesta u zhvillua pavarësisht se autoritetet vendase refuzuan të japin leje për të, duke e cilësuar të paligjshme.

Mediat vendase raportuan se gjatë marshimit të ekstremistëve nuk ka janë regjistruar incidente.

Asambleja vjetore hebraike do të çelë punimet e saj sot në Budapest. Në Hungari gjuha anti-semite është përshkallëzuar në vitet e fundit, pavarësisht se vendi është një anëtare e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›