E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungari protesta anti-semite

Qindra mbështetës të forcave të ekstremit të djathtë në Hungari dolën në rrugët e Budapestit për të kundërshtuar mbajtjen e Kongresit Botëror Hebre, që pritet të nisë punimet ditën e nesërme në kryeqytetin hungarez.

Protestuesit hodhët parrulla ksenofobe kundër komunitetit hebre, që dikur në Hungari përbënte një numër të konsiderueshëm banorës. Protesta u zhvillua pavarësisht se autoritetet vendase refuzuan të japin leje për të, duke e cilësuar të paligjshme. Mediat vendase raportuan se gjatë marshimit të ekstremistëve nuk ka janë regjistruar incidente. Asambleja vjetore hebraike do të çelë punimet e saj ditën e dielë në Budapest. Në Hungari gjuha anti-semite është përshkallëzuar në vitet e fundit, pavarësisht se vendi është një anëtare e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›