E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungari protesta kunder antisemitizmit

Rreth 10 mije persona kane zbritur ne rrugët e Budapestit ne Hungari, për t’i thënë jo antisemitizmit. Një manifestim bipartizan kundër qëndrimeve te fundit te partisë neonaziste dhe ksenofobe të partisë se Jobbik. Konkretisht shkak i protestave u be provokimi nga një deputet i partisë ekstreme të djathtë, Marton Gyongyosi, i cili kërkoi një liste te  numrit te hebrenjve te pranishëm ne qeveri dhe ne parlament e qe perfaqesojne një “kërcenim për sigurinë kombëtare”. Protesta jashtë parlamentit ka bërë bashkë udhëheqësit e partisë në qeveri dhe asaj në opozitë.
Pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e ligjvënësit të Jobbik, Marton Gyongyosi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›