E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria, mbështetje të plotë Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë ftesën në samitin e Bukureshtit

Shqipëria ka siguruar mbështetjen edhe të një vendi tjetër anëtarë të NATO-s, Hungaria, e cila ka premtuar se gjatë samitit të Bukureshtit do të konfirmohet vota pro marrjes së ftesës për në aleancë. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, gjatë një takimi në Hungari me ministren e Punëve të Jashtme hungareze, Kinga Gőncz, mori mbështetjen e plotë të palës hungareze për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO. Në kuadër të një vizite zyrtare në Budapest, me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Kinga Gőncz, ministrja Bregu u ndal gjërësisht në reformat e ndërmarra nga qeveria dhe përgatitjet e Shqipërisë për të marrë ftesën e NATO-s. Nga ana e saj, ministrja hungareze shprehu mbështetjen të plotë për procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›