E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyn ne fuqi ligji i mbetjeve te rinjte proteste ne portin e Vlores

VLORE- Kuvendi Civil protestoi sot per gjysme ore portin e qytetit te Vlores kunder imporit te mbetjeve i cili tashme lejohet me ligj.

Te rinjte e kesaj levizje mbanin ne duar pankarta si Jo importit te plehrave dhe Nuk heshtim pa u ndalur ky ligj skandaloz.

Ata paralajmeruan dhe protesta te tjera ne Vlore dhe ne portin e Durresit kunder ketij ligji I cili sot hyri ne fuqi.

Ligji qe lejon futjen e plehrave ne Shqiperi u botua me 9 nentor ne Fletoren Zyrtare

Opozita ka kundershtuar draftin gjithashtu dhe nje pjese e shoqerise civile e cila ka ngritur zerin vecanerisht kunder nenit qe parashikon importin e plehrave nga jashte.

Bashke me ligjin ne Fletoren Zyrtare eshte botuar edhe rrezimi i dekretit te Presidentit nga parlamenti i cili e ktheu ate mbrapsht me argumentin se ligji nuk jepte garanci per mbrojtjen e mjedisit ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›