“Hyri” në gjykatë me makinë/ Policia e Dibrës arreston drejtuesin e mjetit

Policia arrestoi këtë të martë shoferin e makinës tip “BMW” që u përplas me murin rrethues të Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër.
28-vjeçari Ferit Sula, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shaktërrim prone.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të hënës, ndërsa nga përplasja u plagos roja i gjykatës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
28-vjeçari humbi kontrollin e doli nga rruga për shkak të shpejtësisë.