E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hyri në plazhin e Shëngjinit, turisti zvicerian humb jetën, pësoi arrest kardiak

Një turist zvicerian ka humbur jetën pasi u fut për t’u larë në plazhin e Shëngjinit.

Rreth orës 09:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi zviceran E. S., 77 vjeç, sapo është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›