"Hyrja ne BE, pergjigjja vjen brenda 9 muajve"
INTERVISTA/ Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu flet ne emisionin "Logos" te gazetarit Artur Kopani ne TVSH, lidhur me pyetesorin, hapat e metejshem te procesit te integrimit, procedurat teknike dhe nje date te perafert te hapjes se negociatave, situaten politike ne vend dhe mundesine e ndikimit te saj ne procesin e integrimit, si dhe ceshtjen e liberalizimit te vizave
A besoni qe eshte realizuar procesi i pyetesorit ne te gjitha aspektet ?
Sigurisht qe besoj sepse nese nuk do ta thosha une ky do te ishte nje lajm i keq per kedo, jo sepse une kam pergatitur pergjigjet e pyetesorit, por sepse ministria qe drejtoj ka ndjekur cdo moment intensivisht jo vetem procesin e se perditshmes ne kuader te integrimit, por jemi munduar t'u paraprinim pergatitjeve per daten 1 dhjetor kur mberriti Pyetesori i Komisionit Europian. Besoj qe i kemi qendruar dy kerkesave baze te cilat iu parashtruan kryeministrit Berisha diten qe ky pyetesor ju dorezua nga ambasadori Lohan, kerkesa e nje date indikative nga KE, d.m.th ata prisnin qe ne te dorezonim pergjigjet brenda muajit mars dhe kerkesa tjeter kryesore ishte cilesia. Pra cilesi dhe respektim i kufijve kohore, ne fillim te muajit prill ne kemi perfunduar procesin dhe kemi treguar se administrate shqiptare e ka perballuar denjesisht. Ne kemi bere nje llogaritje kalendarike te thjeshte ne shifra dhe ka dale se kane qene 90 dite pune intensive duke mos llogaritur ketu ditet e diela, sepse te shtunat kane te gjitha te perfshira si dite pune, ne te gjitha keto dite nuk eshte pare orari zyrtar, ka qene nje pune teper intensive dhe une ju siguroj se edhe rezultati do te jete i kenaqshem. Te pakten une mund t'ju siguroj se nga drafti i pare i pergjigjeve i institucioneve te linjes ne ministrine e integrimit deri ne mbledhjen e fundit te KNI-se ne date 29 mars ne kemi pare, ripare, rishikuar dhe komentuar ne mbledhjet e Komitetit Koordinues Nderministror qe ishte hallka paraprake, kemi certifikuar pergjigjet e 2284 pyetjeve dhe 2000 nenpyetje qe mund te konsiderohen pyetje me vete sepse kerkonin pergjigje. Komisioni Europian na ka dorezuar nje dokument qe shkonte ne 384 faqe, pra ka qene nje volum i jashtezakonshem.
Sa faqe jane pergjigjet?
Nuk do te jene me shume se 4 mije faqe, per kete ju siguroj, por do te jene dicka me pak, ne nderkohe po merremi me formatimin. Kemi ndjekur logjiken qe nje zgjatje e tepert nuk na ben mire, sepse eshte e veshtire per kedo te lexoje nje material voluminoz dhe te nxjerre thelbin nga ai material, kemi nje eksperience nga progres raportet e Bashkimit Evropian, zakonisht administrata shqiptare shkruan me gjate nga sa duhet dhe ne pergjigjen e nje pyetjeve kemi nje trend per t'u zgjatur me shume sesa thelbi i pyetjes, per kete arsye i kemi qendruar rigoroze nje metodologjie te miratuar qe ia kemi prezantuar qe ne fillim administrates shqiptare ne tetor te ketij viti dhe pastaj e kemi miratuar para mberritjes se pyetesorit. Ne reference me vendet e tjera te cilat e kane kaluar kete proces, Kroacia ka dorezuar nje Pyetesor me pergjigje ne 3600 faqe, por ka patur 4 kapituj me pak se Shqiperia, nderkohe qe Mali i Zi qe e ka dorezuar pak muaj me pare, ka dorezuar nje dokument me rreth 4500 faqe. Gjithesesi ne i kemi qendruar nje logjike per te qene sa me rigoroze ne pergjigje, por duke perfshire cdo shpjegim te mundshem, sigurisht duke i lene rruge edhe sqarimeve te metejshme qe mund te gjenden ne anekse.
Sa ka qene numri i individeve te perfshire ne kete proces?
Pa llogaritur punonjesit e ministrise se Integrimit, te cilet une nuk i numeroj ne totalin e administrates sepse kemi qene shume me te perfshire sesa pjesa tjeter, dhe me ore edhe me te zgjatura, qe ne ndarjen e pyetjeve neper institucione, e kemi nisur procesin me 420 punonjes te trajnuar intensivisht ne nje fenomen orteku, ku njera pyetje kerkonte specialiste te tjere, kemi mberritur ne nje numer prej 1200 nepunesish, pa llogaritur nje staf prej 40 vetesh te Ministrise se Integrimit. Kane qene 160 takime te grupeve nderinstitucionale te punes, 62 institucione te perfshira ne kete proces, ne fazen e pare te sqarimit te paqartesive te pyetjeve jane perfshire 27 eksperte nderkombetare qe jane kontraktuar per te dhene sqarime per pyetjet, sikurse nuk jane lene pa perdorur edhe metodat e tjera te komunikimit me KE, sepse ky eshte nje proces interaktiv, sepse nuk eshte nje proces ku dorezohet nje material, bej cfare te duash dhe na i sill, por kemi kerkuar sqarime na jane dhene, kemi pasur mundesi te dialogojme me ta. Pyetesori eshte i vetmi instrument zyrtar qe duhet te kaloje cdo vend per te kaluar proven sesa ka permbushur kriteret e anetaresimit, te pakten deri ne kete faze, pra testi i domosdoshem per te kaluar ne fazen tjeter te anetaresimit qe eshte statusi i vendit kandidat. Ka qene nje pune intensive, por perfitimi ka qene shume i madh,e para kemi perfituar nje informacion te plote per te gjitha reformat e ndermarra dhe stadin aktual te tyre, kemi nje dokument ne dore qe vlereson te gjitha fushat e shtetit shqiptar dhe kemi evidentuar linja tek te cilat duhet te perqendrohet me shume vemendja ne kete proces, por kemi identifikuar edhe ata punonjes qe perballojne presionin e kohes, te cilesise, dhe qe do te jene neser baza per ngritjen e grupit te negociatave.
Ne te gjithe kete skanim qe eshte bere, patet mundesi te vleresoni ku eshte Shqiperia porsa i perket standardeve te Komisionit Europian?
Ne kete e bejme ne cdo takim, krahas Komitetit te Stabilizim Asociimit qe u mblodh para pak javesh, jane edhe 7 nenkomitete, te cilat vleresojne punen per plotesimin e kritere ne cdo fushe. Pra ka nenkomitete qe jane per Industrine dhe Tregtine, eshte nenkomiteti per doganat dhe tatimet, inovacionin dhe pronesine intelektuale, nenkomiteti qe merret me ceshtjet e drejtesise, kriterin politik, pra jane 7 nenekomitete te cilet muaj pas muaji, ne baze te cdo axhende vleresojne plotesimin e standardeve, sikurse eshte edhe dokumenti i rendesishem i KE qe del cdo vit, progres raporti, qe na jep nje mundesi per te bere nje vleresim, se cfare ka ndodhur dhe ku jemi me detyrimet e nje viti, si dhe le dhe rekomandimet per te ardhmen. Pra nese do ta thjeshtoja, eshte si te shkosh ne nje provim ku ti i di ushtrimet, e rendesishme eshte t'i besh mire ato dhe brenda nje kohe te caktuar. Pra ka disa linja te caktuara, problemi qendron tek vullneti politik, kembengulja dhe deshira e qeverive per te plotesuar dhe per ta marre seriozisht kete proces, i cili bazohet ne reforma dhe reformat nuk jane gjithmone me shije te embel, kerkojne ristrukturime, reformim te administrates.
KE i ka kerkuar Malit te Zi nje numer pyetjesh shtese, po ne si mendoni...
Ka dy menyra, e para KE mund te dergoje nje grup pyetjesh shtese, kjo ka ndodhur ne rastin e Malit te Zi, ose mund te coje misione vezhguesish ne terren te cilet te marrin pergjigjet dhe te verifikojne per nje pergjigje e cila mund te jete evazive, e pasakte, ose ku ata kerkojne me shume informacion. Jo domosdoshemrisht pergjigjja mund te jete e pasakte, pra nese ne jemi ne nje faze ku po pergatisin mjetet per ndarjen e rajoneve ne Shqiperi, ne momentin qe lexojne, mund te duan nje informacion sesi po ecen ky proces, dhe te vijne ta certifikojne ne vend. Ne 637 pyetjet e Malit te Zi, mesa di, nuk jane pyetje te reja, pra nuk eshte se ky eshte nje proces pa fund, ti mbaron nje pale pyetje dhe ata te dergojne te reja, por jane te njejtat pyetje qe kane qene ne pyetesor, te cilat mund te mos kene patur nje pergjigje te kenaqshme per KE ose jo ajo e pritshmja nga KE. Mund te jene pyetje kur flitet per terma monetare, per module te caktuara papunesie, matje niveli jetese, etj per te cilat kerkohet sqarim i metejshem. Pyetjet shtese mund te vijne edhe per shkak se pala komunitare kerkon te adaptoje veten per negociata, cilin kapitull do te hape te parin, ai kapitull i cili ka me shume detyrime per te permbushur, ai vjen ne ate qe quhet gjuha e Brukselit si benchmark me i veshtire, pra ju sherben per te draftuar se cfare do t'i kerkojne vendit, p.sh kur te hapet kapitulli per mjedisin. Pra nese ne themi qe nuk kemi sot nje standard mjedisor ashtu si duhet te jete, pyetjet shtese vijne per te kuptuar se kur mund te behet gati si kapitull per t'u hapur per negociata. Pra jo gjithmone duhen kuptuar si pyetje qe s'e ke dhene mire pergjigjen dhe po e kthejme.
Kur do te dergohet ne Bruksel ky Pyetesor?
Une jam ne dijeni qe misioni yne ne Bruskel dhe zyra e kryeministrit ne Shqiperi po gjejne perputhjen e axhendave per te dorezuar dokumentin. Ne do te ishim gati per ta bere kete dorezim brenda javes se pare te prillit, nuk e kemi te mundur sepse komisioni largohet per shkak te festave te pashkeve.
Sa duhet te prese Shqiperi per te marre pergjigje?
Ne presim qe brenda 6 ose 9 muajve, besoj se do te jete brenda 9 muajve, Komisioni te beje vleresimin dhe te pergatise mendimin sepse me vendimin e 16 nentorit Keshilli i Ministrave te Jashtem te BE-se i ka kerkuar Komisionit te dergoje kete instrument zyrtar dhe Keshilli te vendose nese Shqiperia do te kaloje ne fazen tjeter te vendit kandidat apo jo. Duke respektuar kohen per te lexuar pergjigjet, une shpresoj qe kjo gje te ndodhe brenda vitit 2010, por gjithsesi nuk jam une ajo qe vendos kohen e Brukselit, ata do t e marrin kohen e tyre te nevojshme per te pergatitur Opinionin. Mund te ndodhe qe Keshilli te marre vendimmarrje per dy ceshtje ose vetem per nje: jepet statusi i vendit kandidat ose jo dhe jepet data per hapjen e negociatave ose jo. Mund te ndodhin te dyja te jepet statusi dhe data e hapjes se negociatave ose njera prej tyre. Kjo ka ndodhur me Maqedonine, ku eshte akorduar statusi dhe s'u caktua data per hapjen e negociatave.
Nuk mund te mos them qe kjo situate politike nuk me ben te ndjehem mire as zyrtarisht, as personalisht. Nuk ndjehem mire zyrtarisht se sigurisht jam pjese e kesaj qeverie dhe deshmitare e vullnetit te te gjitha institucioneve shqiptare per ate drejtim ku duam te levizim te gjithe, e perpjekjeve te te gjitheve ne per te lene nje gjurme dhe per ta afruar sa me shume kete date te anetaresimit tone ne Bashkimin Europian. Dhe personalisht nuk ndjehem mire, sepse ne vend te vleresohemi per nje performance krejtesisht pozitive qe po deshmojme per plotesimin e detyrimeve, jam e detyruar te sqaroj per nje situate te paqarte politike dhe kerkesa qe as sot dhe kesaj dite nuk i kuptoj. Gjithsesi mos merrni per kapital kete qe une po them, por nisur nga eksperiencat e vendeve te tjera, zakonisht pergatitja e mendimit nga momenti i dorezimit, merre 6,9 deri ne 12 muaj kohe. Une bej nje llogaritje qe nga prilli, nuk konsideroj te plote 3 muajt e veres, por deri ne fund te vitit 2010 ne kemi plotesuar deri ne 8 muaj. Sigurisht qe mund te jete edhe fillimi 2011-es, sikurse mund te jete edhe nentori, por kete gje nuk e vleresoj une sot. Une uroj qe ne te kemi qene sa me cilesore ne dhenien e pergjigjeve, dhe shpresoj qe ky ngerc politik te mos jete shtyres ne afatet e dhenies se mendimit per Shqiperine.
Besoni se qendrimi i PS do te kete rendesi ne vendimmarrje?
Qendrimi i PS ka vetem nje rezultat, nuk ndodhi ne vitin 1997, 2001, 2007, por eshte qendrim per zgjedhjet parlamentare te zhvilluara , ne nje vit ku ne zbatuam propozimet e opozites se atehershme dhe te tanishme per Kodin Zgjedhor, me nje pale zgjedhje ku per here te pare, prodhuam dokumentet e identitetit qe jo per retorike, por s'u prodhuan asnjehere gjate qeverisjes se PS, ku arritem te krijonim nje regjister online, lista zgjedhore te cilat ne pjesen me te madhe te tyre jane kontrolluar nga pushteti vendor i majte, nje pale zgjedhje qe u certifikuan nga nderkombetaret dhe u vleresuan si zgjedhje qe permbushin pjesen me te madhe te standardeve. Pa manipulim, pa parregullsi.
Kjo nuk eshte menyre per te bere opozite. Me vjen keq qe gjate 2009 dhe gjate 2010-es perkthimi i vetem i bojkotit te gjate te opozites, i paqendrueshmerise dhe paformes qe kane edhe sot e kesaj dite, hyr nga parlamenti, dal nga parlamenti, perkthehet vetem ne nje emer: tendence per te bllokuar procesin e integrimit te Shqiperise. Kjo nuk eshte akuze, kushdo qe e mendon do ta quaje anormale, sjelljen e opozites shqiptare ne 2010-en, vit kur shqiptaret presin perfitimet e tyre te para te ketij 20 vjecari te proceseve demokratike dhe me te rendesishmet per gjithe historikun e shtetit shqiptar, sikurse eshte levizja e lire e qytetareve shqiptare. Nese opozita nuk do ta mbaje kete njolle dhe kete gjobe siper vetes, do te bunet mire te mos kishte qene penguese. Une nuk mund te kuptoj sesi partia me e madhe e opozites ne vend te mos mendoje per gje tjeter, vecse per kutine e Edi Rames.
A planifikon mazhoranca te beje ndonje leshim qe te shuhet kjo mosmarreveshje?
Te gjitha leshimet deri tani besoj se kane ardhur nga vullneti i mazhorances per te zgjidhur kete ngerc politik, nuk po i ve ketu piken e fundit listes se gjate te koncesioneve qe kjo mazhorance i ka bere opozites, por besoj qe ne nuk kemi qene ata te cilet nuk kemi ofruar, ne kemi ofruara por na jane refuzuar ofertat. I vetmi ngushellim eshte qe ofertat nuk na jane refuzuar vetem ne, por edhe atyre qe u therriten per intermediatore nderkombetare sikurse ishte keshilli i Evropes, apo Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes. Ky eshte nje konfirmim i asaj qe thashe me siper se ka nje sjellje irracionale ne lidershipin e PS porsa i perket ketyre zgjedhjeve. Sepse qe nga 29 qershori asnje nuk ka thene qe levizja e PS ishte e justifikuar, qe bojkoti i tyre ka marre mirekuptim, per me teper vendimi qe u mor ne 16 nentor nga Keshilli i Ministrave te Jashtem, ishte nje sinjal i hapur qe ne njohim shtetin, mazhorancen dhe qeverine e dale nga keto zgjedhje, 16 dhjetori e rikonfirmoi kete sinjal. Une nuk di se cili eshte leshimi tjeter i radhes qe mund t'i behet Edi Rames, pasi nuk besoj se ka ndonje koncesion qe do te bindte Edi Ramen te ndryshonte kursin e ecjes se tij, pervces asaj qe eshte pret ai dhe eshte pike e panegociueshme per ne: dhunimin e vendimeve te gjykates dhe Kushtetutes, dhenien e mundesise qe te krijojme nje kulture ku kompromisi partiak te mbizoteroje mbi rendin ligjor dhe institucionet qe e thene ndryshe do te ishte nje kapitullim i vlerave demokratike te vendit.
Ka zera qe thone qe Rama nuk do te marre pjese as ne zgjedhjet lokale. Si do te sillet PD ne kete rast?
Me thene te drejten do te doja qe te njihja gjithe zerat e Partise Socialiste qe parashikojne se cfare do te beje Edi Rama deri ne 2011, sepse njeri me te paparashikueshem te pakten qe nga 2007, pjese te cilen e kam ndjekur vete shume nga afer, njeri qe te thote miremengjesi kur eshte darke, dhe te thote mirembrema kur eshte mengjes, nuk kam pare. Problemi i tij eshte se nuk mban fjalen, prandaj une do te habitesha shume nese ka njeri qe e di se cdo te beje Rama deri ne 2011-en. Un sot nuk di se cdo te beje deri te enjten Partia qe drejton Edi Rama, do te vije ne seance apo jo, do te rrije 60 minuta dhe do te flasin per kutine e Rames apo do te largohen. Ne shkojme ne seance dhe pergatisim fjalimin me idene qe opozita do te jete brenda, kur marrim ta lexojme, na dalin gjithe kohet e foljeve ndryshe se opozita eshte larguar.
Ka nje perplasje tjeter per sheshin Skenderbej. Po ju pyes si deputete e Tiranes...
Sheshi i Tiranes eshte mire qe te pakten u tregua i djeshem dhe iu pergjigj thirrjes se kryeministri Berisha per te bere nje ndryshim ne sheshin kryesor te kryeqytetit qe eshte pergjegjesia e tij direkte. Duhet thene se te gjitha ato debatet per pushtetin vendor, ujin, protestat para kryeministrise me qese te zeza me plehra dhe pa qese te zeza, me bashkiake te veshur me nga nje shirit siper, kane qene te gjitha te keto sepse fakti qe pas nje thirrjeje te kryeministrit dhe asistence te dhene nga Kuvajti, filloi menjehere punen, do te thote qe ne kemi pasur te drejte. Jo se Rama nuk ka pasur fonde, se politika e decentralizimit keshtu funksionon, por se qeveria eshte pergjegjese per cfaredolloj iniciative qe permireson jeten e qytetareve shqiptare. Ky eshte nje shembull qe tregon se ndarja mes pushtetit lokal dhe qendror sa eshte e madhe ne respektimin e pavaresise se tyre, aq eshte edhe e ngushte sepse ne fund te fundit, fondet akordohen nga pushtetit qendror drejt pushtetit lokal, apo lotimi te behet nga te dyja palet, mjaft qe benefiti te jete per qytetaret. Shume mire qe ka filluar rehabilitimi i sheshit, une nuk di detajet se deri ku shtrihet rehabilitimi, e rendesishme eshte qe te mos kete ate faqe sikurse e themi ne perdite per faqe te zeze, por te kete nje panorame. Edhe aty per koincidence, per simbolike, po te kujtoni, Rama kishte ngritur nje kuti ne mes te sheshit si sere kishte futur brenda saj vetem idete e tij te fotografuara te nje plani rregullues per Tiranen, i qendroi asaj kutise per vite aty dhe s'beri asgje. Mesa duket zoteria e ka konceptim te mbyllur shume ngushtesisht, por gjendja ne Tirane eshte shume e rende. Une nuk di te kete ndonje kryebashkiak qe ne momentin qe ka marre mandatin, pervec diteve tani kur po merret me sheshin dhe doli beri deklaraten, apo ndonje kumbulle te mbjelle, te kete punuar qofte edhe nje dite per permiresimin e infrastruktures e kryeqytetit. Nese ju do te beni nje analize sesa nga premtimet e bera gjate tre mandateve te tij, jane realizuar, une ju siguroj qe do te mbeteni shume te zhgenjyer, sepse ne tre mandate ai nuk ka plotesuar as 3 premtime te bera gjate mandatit te pare. Ai bashkine s'e perdor per te qene sherbetor i qytetarit por ta pasur si trampoline politike dhe per te pasur siguri dhe per te perfituar benefite qe mbushin arken politike te tij.
Nje ceshtje teper e ndjeshme per qytetaret eshte ajo e vizave. Ka deklarata te ndryshme, a do te kete nje vendim te shpejte per heqjen e vizave?
Une jam aq optimiste sa kam qene edhe nje vit me pare, nuk do te kete zhgenjime lidhur me vendimin qe shqiptaret do te levizin pa viza brenda vitit 2010. Kjo lidhet me nje fakt fare te thjeshte. E para se eshte plotesim i nje endrre, i nje aspirate, i nje deshire, nje ideje te hedhur qysh ne ditet e para te levizjes demokratike, dhe pa dashur t'i bej hije vendimeve te tjera, vendimit kryesor me te cilin e kane lidhur shqiptaret integrimin e tyre ne Bashkimin Europian, si nje e drejte per te levizur ne menyre dinjitoze dhe te barabarte me qytetaret e tjere te BE-se. Kemi perfunduar ate cka i takonte pjeses shqiptare, pra detyrimeve te vendosura para nesh ne udherrefyesin per liberalizimin e vizave, kemi pasur nje sere detyrimesh per te plotesuar ne kater blloqe, i kemi plotesuar ne maksimum. Kemi ndermarre iniciativat tona ligjore te cilat na kane sjelle nje situate te permiresuar ne kufirin tokesor, por edhe ate detar nepermjet moratoriumit per skafet, nje vendim ndoshta jo shume entuziast per shqiptaret, por qe na ka dhene nje imazh shume me te mire dhe me te besueshem ne Evrope. Kemi treguar qe jemi serioze ne luften kunder krimit te organizuar, kemi miratuar nje ligj antimafia, kemi bere te mundur pajisjen me dokumente cilesore dhe te besueshem identifikimi, kemi rreth 550 mije pasaporta te dorezuara dhe shume masa te tjera. Plotesimi i te gjitha ketyre detyrimeve eshte perkthyer ne komente te eksperteve nderkombetare, une po citoj vetem deklaraten e komisionerit per zgjerimin: "Komisioni i qendron premtimit per te paraqitur propozimit dhe per te marre vendimin per liberalizimin e vizave brenda veres se ketij viti". Pas marrjes se vendimit, ai mund te aplikohet pas nje periudhe kohore duke nisur nga dy jave deri ne 1 apo disa muaj. E rendesishme eshte qe vendimi per liberalizimin e vizave do te merret brenda vitit 2010.