E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni fton edhe Zambine per njohjen e Kosoves

Nju Jork 26 shtator - Ne vazhden e takimeve te shumta dhe te komunikimeve intensive qe po zhvillon me vende qe ende nuk e kane njohur shtetin e Kosoves ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves Skwnder Hyseni takoi sot ne Nju Jork ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Zambise Kabinga Pande.

Ne kete takim ministri Hyseni ka folur per zhvillimet me te fundit rreth Kosoves dhe te arriturat e shtetit me te ri si ne planin e konsolidimit te tij te brendshem ashtu dhe nderkombetar.

Ne diskutimin e tij Ministri eshte ndalur ne vecanti te permbajtja dhe rendesia e mendimit keshilledhenes te 22 korrikut te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise si dhe te rezoluta e 9 shtatorit e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara perkitazi me kete Mendim.

Ministri Hyseni eshte shprehur se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ka folur qarte me 22 korrik duke hequr cfaredo dyshimi qe mund te kete ekzistuar per sa i perket ligjshmerise se pavaresise se Kosoves pasi Gjykata ne te gjitha pikat ka vendosur ne favor te Kosoves.

Ministri ka vene theksin edhe te rezoluta e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara e cila ka mirepritur Mendimin e Gjykates. Sa i perket procesit te dialogut Ministri ka thene se kjo rezolute e hartuar nga Bashkimi Evropian perfundimisht ka konfirmuar perjashtimin e cfaredo bisede per statusin duke theksuar faktin se rezoluta flet per nje proces dialogu per te promovuar bashkepunimin ndermjet Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise. Me kete rast ministri ka theksuar se Republika e Kosoves eshte e gatshme qe te bashkepunoje me Republiken e Serbise mbi bazen shtet-me-shtet per ceshtje praktike te interesit te ndersjelle derisa te dy shtetet aspirojne dhe perparojne drejt integrimeve evropiane.

Ne takim Hyseni ka perseritur po ashtu thirrjen drejtuar Qeverise se Republikes se Zambise per njohjen e Republikes se Kosoves.

Sa i perket qendrimit te Zambise ndaj kerkeses per njohje ministri i Jashtem Kabinga Pande ka thene se Zambia eshte duke e studiuar me kujdes Mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe duke i percjelle nga afer zhvillimet rreth Kosoves dhe se kerkesa do te shqyrtohet pas kthimit te tij nga vizita ne Nju Jork.

Gjate dites ministri Hyseni eshte takuar po ashtu edhe me Sekretarin e Pergjithshem te Liges se Shteteve Arabe Amr Moussa ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes eke Karel Schwarzenberg si dhe me perfaqesues te tjere te larte qe po qendrojne ne Nju Jork gjate sesionit te 65-te plenar te Asamblese se Pergjithshme.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›