E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni, sot ne Shkup me ftese te Milloshoskit

Ministri i Jashtem kosovar Skender Hyseni do te zhvilloje sot nje vizite zyrtare ne Shkup, me ftese te homologut Antonio Milloshoski.

Lajmin e ben te ditur selia e MPJ ne Prishtine, sipas te ciles gjate vizites se tij Hyseni do te pritet edhe nga presidenti Ivanov dhe kryeministri Gruevski.

Ne qender te bisedimeve pritet te jete intensifikimi i marredhenive dypaleshe, qe pritet te kurorezohet se shpejti me hapjen e ambasadave perkatese.

“Gjate ketyre takimeve pritet te theksohet nevoja per rregullimin dhe intensifikimin e marredhenieve bilaterale, te cilat karakterizohen nga miqesia dhe mirekuptimi reciprok”, thuhet ne nje komunikate te MPJ.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›