Hysi: Drejtësia të nisë hetimet për deputeten Vokshi
Me anë të një komunikimi mediatik, deputetja Vasilika Hysi, u shpreh se mosdeklarimi i pasurisë së njeriut me të cilin bashkëjeton dhe që është njëkohësisht babai i dy fëmijëve të saj, është vetëm problemi i parë. Ndërsa problemi i dytë sipas zonjës Hysi, ka të bëjë me korrupsionin dhe konfliktin e interesit. Fakti është se znj.
”Vokshi shfrytëzoi për vite me rradhë pozicionin e saj si këshilltare e kryeministrit për ekonominë, për t’i dhënë burrit të saj koncesione pa tender, por përmes pikëve bonus të firmosura nga vete kryeministri, siç janë rastet e hidrocentraleve SUHA 2 dhe hidroçentrali mbi lumin Kardhiq”, u shpreh Hysi.
Deputetja socialiste, tha se zonja Vokshi duhet të dorëzojë mandatin e deputetes për t’i hapur rrugë drejtësisë, e cila sipas Hysit, duhet të fillojë hetimet sa më shpejt lidhur me korrupsionin dhe vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve.
”Nëse zonja Vokshi do të vazhdojë të fshihet pas mandatit të deputetes, atëhere nuk ka nevojë për deklarata të saja: akuzat janë automatikisht të vërtetuara. Ky është korrupsion i pastër dhe vjedhje e pasurisë kombëtare të shqiptarëve”, vijoi.