E Enjte, 5 Nëntor 2026

I akuzuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, 26-vjeçari kapet në Kavajë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 16” është vënë në pranga 26-vjeçari me iniciale V.T., i lindur në Kavajë.

Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›