E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I akuzuar për dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë, arrestohet 22 vjeçari në Kukës

Një 22 vjeçar në Kukës është arrestuar për dhunë në familje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

I riu është denoncuar mbrëmjen e së martës nga nëna e tij për dhunë psikologjike në banesë, por gjatë shoqërimit në komisariat, ai ka kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Dhuna në familje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›