E Premte, 6 Nëntor 2026

I akuzuar për shpërdorim detyre, pezullohet nga puna nënkomisari në Vlorë

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Një nNënkomisar në Vlorë është pezulluar nga detyra, pasi nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër), pas një hetimi disa mujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të Policisë, nënkomisar M.Q.

Ai është aktualisht me detyrë OPGJ në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Gjirokastër.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i Policisë në kohën kur ishte me detyrë në DVP Vlorë, nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori për raste aksidentesh me pasoja të rënda, duke konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

AMP bën të ditur se vijojnë hetimet për raste të tjera të veprimeve të paligjshme të kryera nga ky punonjës policie.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›