I bie të fikët në fushë, portieri kundërshtar i shpëton jetën

“Një histori e bukur me një fund të lumtur”: klubi amator Sambuceto, në kanalet e tij sociale, ka publikuar atë që ndodhi të hënën e kaluar, kur gjatë një seance të përbashkët stërvitore të U-19 me Folgore Delfino Curi Pescara, portieri i Sambuceto, Federico Maiano, pas një përplasjeje loje, ai ra në tokë pa ndjenja. Në atë moment portieri dhe kapiteni kundërshtar, Tomasch Calore, ndërhyri menjëherë në fushë, duke i nxjerrë gjuhën Maianos dhe ai mundi të merrte përsëri frymë rregullisht: një gjest që mund t’i ketë shpëtuar jetën portierit.
Në kohë ka qenë edhe ndërhyrja e personelit shëndetësor, që e kanë transportuar në spital ku ka mbetur nën vëzhgim: skaneri i parë, i bërë menjëherë pas përplasjes ka dhënë rezultate të mira.