E Martë, 3 Nëntor 2026

“I dal në ëndërr natën”/ Kandidatja e PS e Fierit i përgjigjet Bardhit me një video: Do bëhem e famshme…

Kandidatja më e re e PS në listën e qarkut Fier, 27 vjeç, i është përgjigjur me humor akuzave të drejtuesit politik të PD në këtë qark.

Në një video, e rrethuar nga shoqet e saj, të gjitha vajza në moshë shumë të re, Zegjine Çaushaj thotë se në vetëm 3 javë kandidim është bërë shenjestër e Bardhit, por kjo do ‘ti shërbejë për ta bërë figurë më të njohur.

Zegjine Çaushaj, 27-vjeç, është një nga të rinjtë që u përzgjodh në listën e PS të qarkut Fier përmes platformës “Deputeti që duam” dhe është promovuar rishtaz nga drejtuesja politike e këtij qarku, Belinda Balluku, e cila madje ka rishpërndarë në rrjetet e saj sociale videon e kandidates së re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›