E Diel, 1 Nëntor 2026

I dehur në timon dhe me pushkë me vete, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Një 46-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi u kap në timon i dehur, ndërsa në makinë kishte edhe një pushkë. Ai u ndalua në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, ku gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti edhe armën e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 46-vjeçari me inicialet V.N., banues në fshatin Drita, Burrel, u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›