I dehur në timon, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, arrestohet 33-vjeçari

Një aksident është regjistruar në rrugën dytësore Përrenjas-Kakavec.
Mësohet se një 33-vjeçar ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Pas hetimeve ka rezultuar se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit. 33-vjeçari është arrestuar nga policia. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.
/abcnews.al/