E Diel, 1 Nëntor 2026

I del i shoqi nga burgu, zhduket gruaja pas sherrit

Një grua ka humbur kontaktet me familjen e saj që prej dy ditësh duke shqetësuar familjarët e saj. Ata kanë pritur një të dhënë se ku mund të ishte gruaja me inicialet M.D, por më kot. Të afërmit e saj e kanë bërë publike ngjarjen, duke bërë edhe denoncim të humbjes së gruas në polici.

Nga burimet e newsbomb.al mësohet se gruaja është nënë e 2 fëmijëve dhe prej disa ditësh bashkëshorti i saj ka dalë nga burgu. I shoqi ka qenë në burg prej 9 muajsh dhe mësohet se ka patur debate e sherre me të shoqen.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mliz, të Elbasanit por ende deri më tani nuk ka të dhëna për gjetjen e saj.

Policia pasi ka pyetur familjarët dhe ka hetuar në lidhje me të dhëna të rëndësishme që mund të dilnin prej familjes dhe të afërmve, është në kërkim të gruas. Njëra nga pistat e mundshme është largimi me vullnet i gruas, pas sherreve me të shoqin. I dyshimtë mbetet edhe i shoqi, i cili nuk ka marrë mundimin për të denoncuar zhdukjen e së shoqes.

Endri Mema

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›