E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për drogë, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve është kapur nga Policia e Durrësit.

Në kuadër të veprimeve për lokalizimin e personave të kërkuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit J. K., banues në Kavajë.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e kishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›