E Martë, 3 Nëntor 2026

I dënuar me 30 vite burg për vrasje, arrestohet në Itali pas 6 vitesh në kërkim Agron Tufa

Pas 6 vitesh në arrati, është arrestuar në Bari të Italisë Agron Tufa, i dënuar me 30 vite burg për vrasje.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se ai u arrestua në sajë të një operacioni në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e Interfocës italiane, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar atë me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. 

Në bashkëpunim me shtetasin H. R.,  Tufa ka vrarë me armë zjarri në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›