E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja kërkon leje për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij

Ardian Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka paraqitur kërkesë për leje të posaçme për të dalë nga burgu dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij.

Kërkesa e të dënuarit pritet të shqyrtohet nga autoritetet përkatëse, të cilat duhet të marrin në konsideratë edhe nivelin e lartë të sigurisë që shoqëron vuajtjen e dënimit të Çapjas.

Në vlerësim do të jenë edhe masat e sigurisë që duhet të ndërmerren gjatë transportit të tij nga institucioni i vuajtjes së dënimit drejt vendit ku do të zhvillohet ceremonia mortore, si dhe gjatë qëndrimit jashtë burgut.

Autoritetet pritet të analizojnë të gjitha rrethanat e rastit, përfshirë rrezikun e sigurisë dhe mënyrën se si mund të realizohet shoqërimi i të dënuarit gjatë ceremonisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›