E Enjte, 5 Nëntor 2026

I dënuar me një vit burg, Salianji i shmanget sërish Apelit, ja çfarë shpiku sot para seancës

Deputeti Ervin Salianji ndërron avokatët me të cilët do të përfaqësohet në Apel.

Në seancën e radhës në këtë gjykatë, ku deputeti kundërshton dënimin me 1 vit burg, për të u paraqitën avokatët Redi Ramaj dhe Marash Logu.

Seancat e kaluara të shqyrtimit të ankimit të Salianjit në Apel kundër dënimit me 1 vit burg për akuzën e “kallëzimit të rremë” kanë dështuar, kryesisht për shkak të mungesës së avokatëve, mungesa që janë arsyetuar me shkaqe objektive.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›