E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar në Itali, kapet në Tiranë/ Pritet ekstradimi i 51-vjeçarit drejt Romës

Arrestohet në Tiranë Ylli Misku, 51 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

51-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg, për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “vjedhje në rrethana rënduese”.

Ndaj të arrestuarit janë kryer procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›