E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dënuar në Itali për 3 vepra kriminale, arrestohet në Durrës 50-vjeçari! Pritet ekstradimi

Dashamir Gjepali i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit “Operacionalja 24”.

Gjepali rezulton i dënuar në Itali për 3 veprimtari kriminale.

“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u lokalizua në Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. Gj, 50 vjeç, i lindur në Shijak”, njoftoi policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›