I dënuar nga GJKKO me 6.8 vite burg, kapet 48-vjeçari me dy emra në Tiranë

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Tiranë, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ai ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg nga SPAK për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
Policia bën me dije se i arrestuari është Orges (Dritan) Jahelezi, 48 vjeç, banues në Tiranë.
/vizionplus.tv