I dënuar nga Gjykata e Torinos për trafik lëndësh narkotike, arrestohet në Maminas 51-vjeçari i shpallur në kërkim

Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas është arrestuar nga Forcat Operacionale pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
“Gjatë operacionit, është kapur në Maminas dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas”, njofton policia.
Koni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./vizionplus.tv